Mediat turke raportojnë se Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit Loris Karius në Besiktas, për një çmim rreth 8 milion funte.

Aktualisht, Karius është i huazuar te klubi turk, ndërsa marrëveshja për transferim permanent pritet të kompletohet në janar.

Karriera e gjermanit te Liverpool mori fund pas dy gabimeve të mëdha në finale të Champions League kundër Real Madrid, të cilat klubit anglez i kushtuan me humbje.

Portieri 26 vjeçar ishte transferuar në Anfield në verën e vitit 2016, për 4 milionë funte.