Curaçao nuk do të drejtohet nga Dick Advocaat në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai ka dhënë dorëheqje për shkak të shëndetit të vajzës së tij, konfirmoi Federata e Futbollit e Curaçaos të hënën. Advocaat do të zëvendësohet nga një tjetër ish-trajner i Feyenoordit, Fred Rutten.
Advocaat 78-vjeçar do të ishte bërë trajneri më i vjetër që ka drejtuar ndonjëherë një përfaqësuese në Kupën e Botës.
“Gjithmonë kam thënë se familja vjen para futbollit”, tha Advocaat në një deklaratë të lëshuar nga Fedeata e Futbollit e Curaçaos.
Curaçaon u bë shteti më i vogël që është kualifikuar në Botërorin e futbollit.
Advocaat ka punuar si trajner që nga viti 1984.



























