Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka thënë se nuk do të ketë “asnjë rrezik” për shikuesit që do të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës të planifikuara në vend.

Vdekja e udhëheqësit më të kërkuar të kartelit të drogës në Meksikë shkaktoi një rritje të dhunës dhe e vuri vendin në tension.

Të paktën 24 ushtarë dhe 34 persona të armatosur të kartelit vdiqën në luftime.

Guadalajara, kryeqyteti i Jaliscos do të presë katër ndeshje të Kupës së Botës.

“Ne po e monitorojmë nga afër situatën në Jalisco dhe mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet”, tha një zëdhënës i FIFA-s për Reuters.

Meksika e bashkorganizon me SHBA-në dhe Kanadanë Kupën e Botës.