Holandezi Ronald Koeman është pajtuar që të merr drejtimin e Barcelonës.
Ai u zgjodh trajner i ri pasi Barcelona shkarkojë Quique Setien nga pozita e trajnerit.
Koeman do të vijë te Barça, por klubi i La Ligas së pari duhet të paguajë kompensimin për Federatën e Futbollit në Holandë, ku Ronald Koeman aktualisht është trajner.
Sky Sports raporton se zyrtarët e Barcelonës janë aktualisht duke biseduar he autoritetet holandeze të futbollit për tarifën e lirimit të Koeman.
Ky i fundit tashmë ka rënë dakord me kushtet personale që të transferohet në Camp Nou.
Quique Setien u shkarkuar të hënën menjëherë pasi Barcelona u turpëruar 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve./VAR Kosova/