Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, Art Berisha, ka shënuar gol të bukur në Championsin e të rinjve. 

Berisha shënoi gol me goditje të fortë për HJK Helsinkin finlandez, ndaj Paris Saint-Germainit të Francës. 

Megjithatë, skuadra e Berishës u mposht 6:1 dhe u eliminua. Ndeshja i takoi një të tetës së finales të UEFA Youth League.

Berisha i ka dy paraqitje me Kosovën U17.

Video