Kastriot Imeri ka shënuar një gol, Valmir Matoshi kontribuoi me dy asistime, ndërsa Thuni vazhdon marshimin drejt titullit në Superligën e Zvicrës. 

Thuni fitoi bindshëm 3:0 në udhëtim te Winterthuri të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 26-të, ndërsa prin në tabelë me 61 pikë. 

Matoshi asistoi në dy golat e parë, në minutën e 55-të dhe të 59-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të, kur u inkuadrua Kastriot Imeri. 

Imeri shënoi për rezultatin përfundimtar, shtatë minuta para fundit. 

Matoshi i ka katër gola e tri asistime në këtë edicion të elitës helvetike, kurse Imeri ka pesë gola e po aq asistime. 

Mirlind Kryeziu e kompletoi ndeshjen te Winterthuri, ndërsa Ledjan Sahitaj ishte në bankën rezervë. 
Winterthuri është i fundit me vetëm 14 pikë.