Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, e ka shënuar golin e katërt këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Muslija që luan për Fortuna Dusseldorfin shënoi një gol ndaj Bochumit.
Dusseldorfi të premten mbrëma e mposhti në shtëpi Bochumin me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 24-t.
Muslija shënoi për 2:0 në minutën e 57-të. Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 20-të. E zëvendësoi Valgeir Lunddalin i cili pësoi një lëndim.
Muslija për paraqitjen ndaj Bochumit u vlerësua me notën 8.7
27-vjeçari në Bundesliga 2 ka edhe pesë asistime. Ndërsa ka edhe një gol dhe një asistim në Kupë të Gjermanisë.



























