Ferizaj ka shënuar gol në minutën e 95-të me Alban Shabanin dhe ka marrë një pikë në udhëtimin e vështirë në Klinë ndaj Dukagjinit.

Ndeshja e xhiros së 22-të e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” u mbyll 1:1.

Hekuran Berisha shënoi për vendësit në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.

Po në minutat shtesë shënoi edhe Ferizaj.

Shabani në minutën e pestë të shtesës i barazoi shifrat pas daljes së gabuar të portierit Egzon Lekaj.

Dukagjini me barazim mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë, kurse Ferizaj ka 23 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit. 

Edhe Llapi në vendin e shtatë i ka 23 pikë.