Granit Xhaka ka marrë pikë me Sunderlnadin të shtunën në xhiron e 28-të të Premier Leagues.

Xhaka ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 76-të, në barazimin 1:1 të Sunderlandit në udhëtim te Bournemouthi.

Eliezer Mayenda në minutën e 18-të shënoi për Sunderlandin, kurse Evanilson i barazoi shifrat në minutën e 63-të.

Sunderlandi ka 37 pikë dhe është në mesin e tabelës. Bournemouthi ka dy pikë më shumë.