Pas dy golave të shënuar fundjavën e kaluar në Kupë të Suedisë, Arbër Zeneli, është treguar sërish protagonist për skuadrën e Elfsborgut.

Zeneli të shtunën ka shënuar tjetër gol në Kupë për Elfsborgun. 

Elfsborgu fitoi 1:0 ndaj Sundsvallit në kuadër të ndeshjes së dytë për Kupë.

Sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitores për Elfsborgun në minutën e 89-të.

Sulmuesi i krahut e kompletoi ndeshjen, kurse Dion Krasniqi ishte në stol.

31-vjeçari në total ka tri gola dhe një asistim në Kupë të Suedisë.