Lamine Yamal ka pasur paraqitje mbresëlënëse të shtunën në fitoren bindëse të Barcelonës ndaj Villarrealit.

Ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligas, Barcelona e fitoi 4:1.

Yamal ishte i pandalshëm dhe në pjesën e parë realizoi dy herë. Ai shënoi në minutat 28 dhe 37 për epërsinë 2:0.

Pape Gueye e shënoi golin e vetëm për Villarrealin në minutën e 49-të.

Por, Yamal shënoi tjetër gol në minutën e 69-të për ta kompletuar tregolëshin, ndërsa Robert Leëandoëski e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e parë të shtesës.

Barcelona me fitore i ka 64 pikë, ndërsa Villarreali mbetet me 51 pikë.