Dy golat e realizuar në pjesën e parë ishin vendimtar për kalimin e Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani mposhti 2:1 Gjilanin të mërkurën në çerekfinale të Kupës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Bleart Tolaj në minutën e 13-të dhe Geralb Smajli në minutën e 40-të shënuan golat për suharekasit.

Për Gjilanin shënoi sulmuesi Senad Jaroviq. Ai shënoi me kokë në minutën e 71-të për rezultatin përfundimtar, 2:1.

Ballkani është në garë edhe për titull të kampionit.

Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Janë kualifikuar edhe Ferizaj e Dukagjini. Nesër luhet ndeshja Llapi – Malisheva.