Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, 33-vjeçari Leonard Zhuta, ka asistuar në golin e epërsisë 2:1 të Slaven Belupos në udhëtim te Gorica të shtunën.

Por, skuadra e Zhutës nuk arriti që t’i marrë pikët e plota.

Barazoi 2:2 në ndeshjen e xhiros së 25-të.

Zhuta i ka dy gola të shënuar, ndërsa ky ishte asistimi i parë i sezonit.

Ernis Qestaj ishte në bankën rezervë te mysafirët. Rezervist te Gorica ishte edhe Medin Gashi.

Slaven Belupo është i katërti me 35 pikë, ndërsa Gorica i ka 27 pikë.