Trajneri më i mirë i Shqipërisë për vitin 2025, Edlir Tetova, është suspenduar për gjashtë muaj nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Në arsyetim thuhet se ish-trajneri i Ulpianës së Lipjanit dhe Lushjnjës, ka bërë shkelje të parimeve të ferplejit duke tërhequr ekipin e tij në ndeshjen kundër Vllaznisë së Shkodrës.

“Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF”, shkruan në njoftimin e Komisionit Disiplinor të FSHF-së.

Egnatia është dënuar me 500 mijë lekë.

Dënime janë ndarë edhe ndaj disa zyrtarëve dhe lojtarëve të Egnatias.