Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të kthehet të luajë sërish në Ligue 1 të Francës.

Mediumet franceze dhe italiane të mërkurën kanë bërë të ditur se Marseille nuk ka hequr dorë nga transferimi i Zhegrovës.

“Marseille mbetet ekip i interesuar për Edon Zhegrovën, pavarësisht se nuk arriti ta trasnferoj gjatë janarit”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Për interesimin e Marseillet kanë shkruar edhe mediumet në Francë. Njëra prej tyre është “Get Football”.

Zhegrova më herët ka luajtur me sukses për Lillen.  26-vjeçari kaloi te Juventusi nga skuadra franceze vitin e kaluar. 

Me Juven ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.