Thomas Strakosha ka avancuar me AEK-un e Athinës në çerekfinale të Ligës së Konferencës, pavarësisht se u mposht 2:0 në shtëpi nga Celje e Milot Avdylit në ndeshjen kthyese.
Fitorja 4:0 në ndeshjen e parë, i ka mjaftuar skuadrës greke të avancojë tutje.
Strakosha në portë e kompletoi ndeshjen, ndërsa Avdyli luajti në tërë pjesën e dytë.
Celje në plejofin e fazës nokaut e eliminoi kampionen e Kosovës, Dritën.
Ndaj Dritës fitoi 6:4 me rezultatin e përgjithshëm.



























