Trent Alexander-Arnold nuk ka zënë vend në listën e publikuar të premten nga përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Real Madridit, është lënë jashtë listës me 35 futbollistë të ftuar nga tekniku gjerman.

Tuchel ka preferuar para tij Tino Livramenton e Neëcastlet, Djed Spencen e Tottenhamit dhe Jarell Quansah të Leverkusenit.

Tuchel në konferencë për shtyp ka thënë se e rëndësishme ka qenë që të përkrahen lojtarët që e kanë ndihmuar Anglinë të kualifikohet në Kupën e Botës.

Anglia më 27 mars luan ndaj Uruguait, e më pas edhe ndaj Japonisë më 31 mars. Të dyja ndeshjet i luan në shtëpi dhe janë miqësore.