Roma ka fituar përballë Lecces të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A të Italisë. 

Me fitoren 1:0, Roma tani i ka 54 pikë, sa ka edhe Juventusi në pozitën e pestë. 

Golin e pikëve të plota e shënoi sulmuesi francez, 19-vjeçari Robinio Vaz. 

Ramadani te Lecce luajti deri në minutën e 86-të, ndërsa Medon Berisha vazhdon të jetë i lënduar.