Holandezi Ronald Koeman, edhe zyrtarisht është trajner i Barcelonës.

Në paraqitjen e parë pas zyrtarizimit, ai ka folur për të ardhmen e skuadrës, përfshirë këtu edhe kapitenin Lionel Messi, shkruan Marca.

Koeman ka thënë se Messi është lojtari më i mirë në botë dhe se dëshiron ta ketë në skuadër.

“Nuk e di nëse më duhet ta bind Messin që të qëndrojë”, ka thënë Ai.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe secili dëshiron ta ketë në skuadër. Sa i përket pjesës time si trajner, dua shumë të punoj me Messin sepse ai i fiton ndeshjet. Do të isha i lumtur nëse nuk largohet”, ka thënë Koeman.

Ish-futbollisti i Barcelonës u emërua trajner pasi u shkarkuar Setien, pas turpërimit 8-2 nga Bayern Munich./VAR Kosova/