Ikona e futbollit, Zinedine Zidane, është pajtuar të marr drejtimin e përfaqësueses së Francës pas Botërorit të këtij viti, kanë raportuar mediume të ndryshme franceze.

53-vjeçari ka marrëveshje me Federatën e Futbollit të Francës për ta zëvendësuar Didier Deschampsin, që është në krye të “trekolorëve” që nga viti 2012.

Zidane e ka drejtuar Real Madridin në dy periudha, së fundi në vitin 2021. Ai ka pritur kohë të gjatë që të emërohet përzgjedhës i Francës.

Si lojtar, Zidane e ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës 1998 dhe të përfundonte e dyta në vitin 2006.