Kosova ka shkruar histori me kalimin në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Kosova e siguroi kalimin në finale të plejofit pas shkëlqimit në Bratislavë të Sllovakisë. “Dardanët” mposhtën Sllovakinë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, me rezultat 4:3.

Tani i pret përballja finale me Turqinë, të martën në “Fadil Vokrri”.