Virgil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në botë tash e 3 sezone.
Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk është duke kaluar momentet e ti më të mira në karrierë pasi që është bërë një nga shtylla kryesore të Liverpoolit.
Mirëpo ish futbollisti i Sunderland, Van Dijk në të kaluarën kishte qenë në radar të skuadrës së Crystal Palace, mirëpo skauti i klubit kishte deklaruar se Van Dijk është i ngadalshëm dhe nuk ia vlen të paguhen 6 milionë funta.
Kështu ka rrëfyer trajneri anglez Neil Warnock, për kohën sa ishte trajner tek Crystal Palace
“Ne mund ta kishim blerë atë në Crystal Palacet për 6 milionë £, por shefi im i skauteve tha që ai ishte shumë i ngadaltë … Unë mendoj se ai është ende duke punuar diku”, është shprehur trajneri karizamtik Warnock.
Van Dijk me Liverpool ka fituar Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në Angli./VAR Kosova/




























