Elvis Rexhbeçaj ka vendosur për të ardhmen. Pas katër vjetësh tek Augsburgu, mesfushori i Kosovës në verë do të kthehet te klubi ku u zhvillua, Wolfsburgu.
Sipas “Kicker”, Rexhbeçaj ka vendosur për Wolfsburgun, ndonëse po kërkohet nga disa skuadra. 28-vjeçari do të kalojë te Wolfsburgu edhe pse kjo skuadër është në prag të rënies nga Bundesliga. Rexhbeçajt i përfundon kontrata me Augsburgun dhe te Wolfsburgu do të kthehet si lojtar i lirë.
Rexhbeçaj është fare pranë që t’ia jap fjalën Wolfsburgut. Ai i ishte bashkuar këtij klubi në moshën 12-vjeçare dhe ishte zhvilluar nëpër të gjitha grupmoshat. Arriti deri në Bundesligë. Babai i Elvisit, Rexh Rexhbeçaj ende punon te Wolfsburgu, shkruan “Kicker”.
Pas huazimit te Kolni dhe Bochumi, mesfushori kaloi tek Augsburgu në vitin 2022.
Skuadra e Wolfsburgut pritet të rindërtohet për edicionin e ardhshëm, pavarësisht se a do të jetë në Bundesliga 1 apo 2. Dhe kosovari do të jetë në qendër të këtij rindërtimi.
Borussia Monchengladbachu dhe Werderi janë skuadrat e tjera të interesuara për Rexhbeçajn, por Union Berlini është rivali më i madh i Wolfsburgut.


























