Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi e ka konfirmuar se treshja sulmuese e Ballkanit në edicionin që sapo lamë pas kanë bërë hapat gjigand në karrierën e tyre.

Kabashi e ka konfirmuar se Blend Baftiu, Arbër Hoxha e Jetmir Topalli do të jenë pjesë e Superligës së futbollit të Turqisë.

Ndonëse deri më tani është zyrtarizuar vetëm kalimi i Jetmir Topallit tek Malatyaspor , Kabashi e ka konfirmuar edhe për dy sulmuesit e tjerë.

Edicioni e fundit, treshja Baftiu, Hoxha e Topalli shkëlqyen me Ballkanin por ishin të pafat në ndeshjet e fundit duke mos arritur të fitojnë asnjë titull./VAR Kosova/