Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, llogarit në futbollistin e Kosovës, Milot Rashica.

Ndonëse u raportuar se Rashica do të transferohet te Leipzig, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Trajneri 37-vjeçar, siç raporton BILD, është duke llogaritur ende në djaloshin nga Vushtrria, të paktën edhe për një sezon,

Rashica do të paraqitet në ndeshjen miqësore që zhvillohet të hënën, kundër skuadrës austriake Lustenau.

Për Milot Rashicën përveç skuadrës gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, Leipzig, ka shprehur interesim edhe skuadra angleze, Aston Villa.

Mbetet të shihet nëse Rashica do të vazhdojë të luajë te Werderi./VAR Kosova/