Sot në një konferencë për media para ndeshjeve të shtatorit ndaj Moldavisë dhe Greqisë ka folur tekniku i Kosovës, Bernard Challandes.
Trajneri i Kombëres sonë, tha se e ka të vështirë të gjejë formacionin më të mirë për këto dy ndeshje, pasi sipas tij ka futbollistë që kanë filluar stërvitjet që një javë, disa më shumë e të tjerët janë aktiv me klubet e tyre, shkruan “VAR Kosova”
“Nuk është e lehtë që ta kompunojmë një ekip, kemi lojtarë që kanë fillluar stërvitjet para një jave, disa luajnë edhe tani me klubet e tyre e disa të tjerë kanë filluar stërvitje këto ditë. Është e veshtirë të gjendet një ekip ideal për ndeshjen ndaj Greqisë e Moldavisë”, tha Challandes.
Kujtojmë se trajneri Bernard Challandes e ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës, për t’i prirë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022.