Liverpool ka fituar përballjen ligjore me sponsorin aktual të fanelave, New Balance (NB), duke i hapur rrugë zyrtarizimit të marrëveshjes me Nike.

Kontrata mes Liverpool dhe NB skadon në fund të këtij sezoni, por në të ka pasur një klauzolë, sipas të cilës, nëse NB barazon ofertën më të mirë që merr klubi për marrëveshje të re, kompanisë do të mund t’i vazhdohej kontrata.

NB nuk ka arritur të barazojë ofertën e gjigantit Nike, që pritet të jetë prodhuesi i ri i fanelave të kampionit aktual të Europës.