Manchester United humbi në shtëpi ndaj Arsenalit në vitin 2003, derisa trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, ishte tejet i nervozuar.

Më së shumti e pësoi mesfushori David Beckham.

“Bëra dy gabime gjatë ndeshjes dhe ai erdhi në dhomën e zhveshjes dhe aty shkëmbyem disa fjalë. Ai nisi të ecë në drejtimin tim dhe gjuajti një grumbull me rroba në dysheme. Prej aty doli jashtë një këpucë që më goditi dhe aty kuptova sa i saktë ishte vërtetë ai”, tregoi Beckham.