Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për përurimin e stadiumit “Arena kombëtare”.
Duka ka thënë se në përurim do të jenë shumë të ftuar.
“Në stadiumin e ri i kemi ftuar të gjithë, edhe serbët”, ka thënë mes tjerash Duka për mediat shqiptare.
“Arena kombëtare” do të përurohet zyrtarisht më 17 nëntor, në përballjen e fundit kualifikuese të këtij edicioni kundër Francës.



























