Arne Slot pritet të mbetet trajner i Liverpoolit edhe edicionin e ardhshëm, ka raportuar të martën Sky Sports.
Pasi e fitoi titullin e kampionit në Angli, Liverpooli ka pasur telashe në edicionin aktual.
Dhe e ardhmja e Slotit në krye të skuadrës ishte në dyshim për kohë të gjatë. Por pasi Liverpooli është shumë pranë që ta sigurojë paraqitjen në Champions në edicionin e ardhshëm, klubi pritet t’i besojë holandezit Slot.
Para këtij edicioni, Liverpooli investoi qindra miliona euro në transferime.



























