Klubi danez i futbollit, Midtjylland, ka njoftuar të martën se lojtari 19-vjeçar Alamara Djabi është goditur me thikë dhe tashmë i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Lëndimet që mori nga goditja me thikë, kanë rrezikuar jetën e futbollistit.

Djabi iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, pasi  u zgjua nga koma.

Incidenti që rezultoi me goditje me thikë të lojtarit, ndodhi në fundjavë në Herning.

Djabi është nga Guinea-Bissau, kurse e luajti një ndeshje këtë edicion për kampionin danez.

Luajti në gusht të vitit të kaluar në ndeshje evropiane.

Policia është duke e hetuar rastin.