Moise Kean ka shkëlqyer vitin e kaluar me fanelën e kampionëve të Italisë, Juventus, por edhe me përfaqësuesen italiane.
Paraqitjet e mira dhe golat e shënuar, bënë që të fillojnë interesimet nga skuadrat evropiane. Dhe ai gjatë verës u transferua në Angli te Everton.
Por, shkëlqimi që kishte në Itali, nuk e përcolli edhe në Angli dhe për këtë babai i tij po ndihet fajtor.
“Dërgimi i tij në Angli, ishte një gabim i madh. Ai është ende i ri dhe nuk po ndihet mirë në Everton. Shpresoj që ai do të kthehet në Itali dhe të shkojë te Roma, përkrahë shokët të tij, Nicolo Zaniolo”, ka thënë babai i Kean.