E përditshmja britanike “The Sun”, ia ka kushtuar Kosovës ballinën e sotshme.

Në fotografinë e kësaj balline, është shkruar Kosova me shkronja të mëdha dhe në vend të shkronjës o është vendosur zemra.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Anglisë, do të luajnë të dielën (nesër), në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin për në Euro2020, por për Kosovën kjo ndeshje është më shumë e rëndësishme për të përmbyllur kampanjën e kualifikimeve me nder, pas humbjes që pësuan nga Çekia të enjten.