Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, që në ndeshjen kundër Anglisë luajti si mesfushor, ka thënë se Kosova është e ardhmja e tij.

Dresevic kishte tri kombëtare ku do të mund të luante, Kosovën, Malin e Zi dhe Suedinë.

“Federata e Futbollit të Suedisë nuk më ka kontaktuar asnjëherë dhe nuk mendoj që kanë shikuar ndeshjet e mia. Nuk e kam ndjerë që janë të interesuar për mua. Tani me Kosovën kam rast të luaj kundër ekipeve të mëdha. Ishte ndjenjë e mirë të debutoja kundër Anglisë. E kam pritur këtë rast që një kohë”, ka thënë Dresevic.

Ndeshja kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte ndeshja e parë zyrtare e mbrojtësit.