Skuadra Italiane, Hellas Verona, duke se është e fiksuar pas futbollistëve shqiptarë.

Aktualisht, në këtë ekip po shkëlqejnë dy mbrojtës shqiptarë, Amir Rrahmani nga Kosova dhe Marash Kumbulla nga Shqipëria.

Dy shtyllave të mbrojtjes, mund t’i bashkohet edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili aktualisht luan te Lazio.

Mediat në Itali raportojnë se Hellas Verona është e interesuar për shërbimet e Valon Berishës dhe po kërkon të forcohet si skuadër në mesfushë.