Kosova do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut, në muajin mars të vitit të ardhshëm, në kuadër të ndeshjeve të ‘play off’-it të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje, do të përdoret sistemi ndihmës i gjyqtarëve VAR. Kështu ka vendosur UEFA, për ndeshjen që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Nëse Kosova e fiton këtë ndeshje, do të udhëtojë drejt Bjellorusisë ose Gjeorgjisë, varësisht se kush e fiton ndeshjen ndërmjet këtyre dy shteteve.

Pasi nuk arriti të kualifikohet përmes ndeshjeve kualifikuese, kjo është mundësia e dytë e Kosovës, që të jetë pjesë e Euro 2020.