Real Madrid ishte i gatshëm t’i ofrojë Jose Mourinhos 12 milionë euro, për të mos marrë një punë tjetër dhe thjesht drejtuesit prisnin që Zinedine Zidane të largohej.
Gjiganti spanjoll nuk dëshironte që ish-trajneri i tyre të lidhej me një tjetër klub të madh evropian.
Sidoqoftë, portugezi kishte vendosur që të merrte sfidën e drejtimit të skuadrës londineze, Tottenham.




























