UEFA ka marrë vendim që ta pajisë stadiumin “Fadil Vokrri” me sistemin VAR.

UEFA do të instalojë sistemin VAR në “Fadil Vokrri”, si pjesë e ndeshjeve kualifikuesve të Kupës së Botës 2022.

Sistemi më i fundit në futboll do të vendoset duke filluar nga marsi i vitit 2021.

Së fundmi, është marrë vendim që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë, të gjykohet edhe me sistemin VAR.