Një prej sulmuesve më të mirë në histori të Premier Ligës, Alan Shearer ka treguar se çfarë duhet të bëjë Manchester United, që të jetë në nivelin e merituar.
Ish-sulmuesi i Newcastle United, që tash punon si analist i sportit në mediat në Angli, ka thënë se United duhet të blejnë tre lojtarë të mëdhenj, nëse dëshirojnë të fitojnë diçka.
“Për të arritur aty ku ata duan të jenë, atëherë atyre u duhen tre, ndoshta katër, nënshkrime të mëdha”, ka thënë Shearer.
“E kam fjalën për Jadon Sancho, sulmuesin e Spurs, Harry Kane dhe Jack Grealish”, ka përfunduar Sherarer.



























