Ndërsa futbolli i femrave pritet të arrijë pikun në vitet e ardhshme, David Sullivan, një nga njerëzit më të pasur në Britani dhe bashkpronari i West Ham United, e ka ngarkuar djalin e tij, Jack, në transformimin e skuadrës së femrave.

Puna e parë e Jack me kohë të plotë që nga lënia e shkollës në moshën 16 vjeçare, e sheh atë duke mbledhur një skuadër prej 18 femrave.

Jack do të mbikëqyrë një buxhet milionësh dhe do të përpiqet të rrisë profilin e një sporti në rritje, që shpesh refuzohet nga tifozët meshkuj.

Vetëm disa muaj para fillimit të sezonit, Jack duhet të mbledhë një ekip krejt të ri të aftë për ta dërguar atë në Superligën e femrave.

Bosi më i ri në botë i ndonjë skuadre pritet të sjellë një trajner të ri dhe lojtarë nga e gjithë bota.