Portieri legjendar i ‘Zonjës së Vjetër’, Gianluigi Buffon nuk do të largohet nga skuadra.

Të paktën edhe për një vit, ai do të jetë në Juventus, ndonëse në bankën e rezervistëve.

Buffon ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me kampionët e Italisë dhe do të jetë në Torino deri në vitin 2021.

Kontratë të njëjtë ka nënshkruar edhe mbrojtës Giorgio Chiellini.