Kapiteni i Manchester City’t, David Silva po mendon të vazhdojë karrierën si trajner.
Spanjolli ka thënë se për këtë është ende herët, por është duke e menduar një gjë të tillë.
“Jo menjëherë pas përfundimit të karrierës, por me kalimin e kohës po. Kam shumë interes të bëhem trajner”, ka thënë mesfushori spanjoll.
Në rolin e trajnerit, mediat në Angli e shohin si pasardhës të trajnerit të tij të tanishëm, spanjollit tjetër, Pep Guardiola.



























