Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka thënë se ka pak gjasa që të vazhdohet stinori në Serie A të Italisë, për shkak të pandemisë COVID-19. 

Ndeshjet në Serie A janë pezulluar më 9 mars.

“Shoh një rrugë shumë të vështirë për rikthimin e Serie A. Po të isha president klubi do të përqendrohesha në stinorin e ardhshëm”, ka thënë Spadafora.

Këtë javë, Franca dhe Holanda kanë marrë tashmë vendime që të mos vazhdohet stinori.