Klubi belg Standard Liege po rrezikon të bie në rangjet amatore.

Kjo mund të ndodhë pasi nuk i është dhënë licenca për stinorin e ardhshëm shkaku i borxheve ndaj lojtarëve.

E duke e parë këtë gjendje, klubi ka kërkuar nga ish-futbollisti Marouane Fellaini që të investojë para dhe të ndihmojë mbijetesën.

Fellaini e ka nisur karrierën te klubi belg, para se të kalonte në Premier League.

Atij po i kërkohet që të ndjekë rrugën e ish-bashkëlojtarit të tij te Standardi, Axel Witsel, që ka investuar 1.5 milionë euro në projekt.