Anthony Joshua po insiston që sa më shpejt të mbahet meçi me Tyson Furyn.

Sipas britanikut, kjo është mënyrë që të caktohet kampioni i padiskutueshëm i peshës së rëndë në boks.

Joshua është kampion bote në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshën e rëndë, ndërsa Fury ka titullin tjetër të madh, atë WBC.

“Nëse vërtetë dëshiron të thuash se je numër një, eja të luftojmë. Çfarë kuptimi do të kishte ky meç? Do të dilte kampioni i padiskutueshëm i peshës së rëndë” ka thënë Joshua në një intervistë për Sky Sports.

Fury së pari është i obliguar të luftojë për herë të tretë me Deontay Wilderin, meç që është paraparë të mbahet në tetor. 

Joshua në ringun profesionist ka 23 fitore (21 KO) dhe një humbje. Tyson Fury ndërkohë ka 30 fitore (21 KO) dhe një barazim.