Trajneri i Chelsea, Frank Lampard është shumë i interesuar të nënshkruajë me yllin e Napolit, Dries Mertens.
Madje, Lampard e telefonin belgun “pothuajse çdo ditë”, sipas ndërmjetësit të transferimit, Vincenzo Morabito.
Mertens është në muajt e fundit të kontratës së tij me Napolin.
Ai është shndrruar në një nga yjet më të mëdhenj të klubit që nga transferimi nga PSV në 2013-n.
Në shkurt, Mertens u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit kur shënoi në një ndeshje të Champions League kundër Barcelonës.




























