Boksierët Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao janë dy nga më të mëdhenjtë në kohën e tyre, e ndoshta edhe në histori.

Të dy ata tash po përqendrohen në përgatitjen e gjeneratave të ardhshme.

Mayweather dhe Pacquiao kanë fituar tituj botërorë në disa pesha. Ata u takuan në ring në maj të vitit 2015.

Por ata tash po e luajnë rolin e trajnerëve duke ushtruar djemtë e tyre. Të dy ata shihen në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.