Cristiano Ronaldo ka thënë se dëshiron të tregojë se është ndryshe nga të tjerët.

Ylli i Juventusit ka kritikuar futbollistët e tjerë, që sipas tij kur mbushin mbi 30 vjet, largohen drejt KInës ose Katarit.

Me këtë Ronaldo ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë edhe gjatë në futboll.

“Dua të tregoj se nuk jam si të tjerët. Lojtarët në moshën time shkojnë në Kinë ose Katar. Unë jam ndryshe nga futbollistët e tjerë, të cilën janë në moshën time dhe mendojnë se karriera ka përfunduar”, ka thënë Rondalo.