Sulmuesi polak i Napolit, Arkadiusz Milik është përfolur për një largim të mundshëm nga skuadra gjatë verës.
Ka pasur raportime për një transferim te tij te Juventusi, por edhe një mundësi tjetër që ait ë transferohet në Milan.
Edhe Atetico Madrid është përmendur si opsion i mundshëm i transferimit të Milik. Megjithatë, gjithçka ka hedhur poshtë agjenti i tij, David Pantak.
“Lidhur me gjithçka që ka dalë në media gjatë ditëve të fundit, unë dua të sqaroj se ato janë vetëm thashetheme, disa prej tyre madje as nuk respektojnë Napolin si klub”, ka thënë Pantak.



























