Drejtuesit e Premier League po mendojnë të sigurojnë transmetim falas të disa ndeshjeve me dyer të mbyllura, kur të fillojë sezoni, ka njoftuar sekretari i Kulturës.

Oliver Dowden ka thënë se ai ka qenë duke zhvilluar “bisedime produktive” me organet drejtuese nga i gjithë sporti britanik.

Ai tha se rifillimi varet nga kalimi i pesë testeve të qeverisë, si dhe përmbushja e udhëzimeve për distancimin shoqëror.

Dowden tha se ishte gjithashtu e rëndësishme të dërgohet një mesazh që është “konsistent” me atë që i jepet publikut.

Futbolli është pezulluar në pjesën më të madhe të Evropës për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Covid-19.